|
Konsul-Global |
|
|
Zgjidhjet e komunikimit për hyrje në tregjet e lokalizuara jashtë vendit!
Për të depërtuar në një treg të huaj, juve ju duhet shumë më tepër sesa broshura të përkthyera mirë. Për këtë arsye, tek KONSUL-Global, ne jo vetëm që flasim gjuhën e shtetit në tregun e të cilit ju doni të hyni, por ne njohim edhe karakteristikat e tij kulturore, zakonet e tij të veçanta sociale dhe nevojat e tij ekonomike. Ne zhvillojmë zgjidhje përfshirëse komunikimi për hyrjet tuaja në tregjet e huaja.
|
|
Lexo ma...
|
|
Konsul-Culture |
|
|
Këshilla për çështjet kulturore Do të dëshironit të hyni në tregje të reja? Këshilltarët kulturorë të KONSUL - Pajnkiher & Partner analizojnë tregjet dhe markat ose zhvillojnë koncepte krijuese dhe strategji marketingu për të bërë të mundur që përpjekjet tuaja të jenë të suksesshme.
| Do të dëshironit të hyni në tregje të reja? |
Ne gjithashtu, ju ofrojmë klientëve tanë mundësinë që këshilltarët tanë të kontrollojnë tekstet, grafikët, ngjyrat dhe konceptet kompozuese të materialeve të tyre të printuara gjatë periudhave të planifikimit. Ekzistojnë arsye të forta për të shfrytëzuar këtë shërbim konsulence. Do t’ju japim një shembull: Gjatë përkthimit të një teksti për një furnitor pajisjesh mjekësore me qendër në Gjermani, këshilltarët tanë kulturorë zbuluan se emri i një produkti të ri kishte në fakt një kuptim sugjestionues në gjuhën Shqipe. Shqetësimi më i madh i yni tek KONSUL-Culture është që t’i kursejmë klientëve tanë gabimet e kushtueshme ose, aq më keq, hapa të gabuar që vijnë si pasojë e moskuptimit të plotë të situatës dhe që mund të kenë pasoja negative.
|
|
|
|
|
|